×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjykata shfuqizon dënimin, deputetët e PD-së mund të kthehen në Kuvend

    FrontOnline
    06 Nëntor 2024

    Gjykata Administrative e Shqipërisë, ka marrë sot vendimin në lidhje me ankimimin e deputetëve të Partisë Demokratike mbi dënimin nga Këshilli i Etikës për periudha të ndryshme kohore, që variojnë nga 40 deri në 60 ditë.

    Siç shkruan Lapsi, Administrativja shfuqizoi masat disiplinore, ndërsa vendimi u dha me ekzekutim të përkohshëm, pra aplikohet menjëherë.

    Mësohet se për deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati, është vendosur shfuqizim i pjesshëm duke lënë në fuqi përjashtimin me vetëm 10 ditë, pra nga data 3 deri me 13 tetor; ndërsa për deputetët e tjerë është lënë në fuqi përjashtimi me 5 ditë nga data 3 deri më datë 8 tetor.

    Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi nga Grupi Parlamentar i PD.

    ”Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Elisa Spiropalit, e cila në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores se kuvendit përjashtoi opozitën nga Kuvendi. Vendimi u dha me ekzekutim te përkohshëm, pra aplikohet menjëherë”, thuhet në vendim.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ka shkuar me ftesë të presidentit, Sheik Mohammed bin...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Në qytetin Los Anxhelos vazhdojnë përpjekjet e ndihmave masive për dhjetëra mijëra banorë që kanë humbur shtëpitë e tyre ose janë evakuuar...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë, ku spikat një mbështetje e lartë e qytetarëve për SPAK-un, i...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët anembanë vendit....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.