×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata pezullon konkursin për drejtor të Përgjithshëm të Policisë, thotë se vendimi i Qeverisë për shkarkimin e Qalajt është në kundërshtim me Ligjin e Punës

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marr vendim me të cilin ia ka ndaluar Qeverisë së Kosovës të vazhdoj procedurat për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

    Një vendim të tillë, gjykata e ka marrë pasi që ka aprovuar si të bazuar propozimin për caktim të masës së sigurisë që ishte propozuar nga ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Caktohet masa e sigurimit ashtu që i ndalohet kundërshtarit të sigurimit, Qeverisa e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, Prishtinë – Ministria e Punëve të Brendshme që të vazhdon procedurat e rekrutimit për pozitën Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës sipas konkursit të datës 18.10.2020, deri në përfundimin e procedurës gjyqësore me aktgjykim të formës së prerë” , thuhet në aktvendimin e gjyqtares Saranda Bogaj-Sheremeti, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

    Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, më 24 nëntor 2020, kishte kërkuar nga gjykata që të caktojë masën e sigurisë ashtu që t’i ndalohet Qeverisë që të vazhdoj me procedurat e rekrutimit për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

    Kjo pasi sipas Qalajt, vendimi për shkarkimin e tij nga pozita e drejtorit të Policisë ka qenë në kundërshtim me ligjin.

    Kërkesën e Qalajt e kishte kundërshtuar Qeveria, e cila kishte theksuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së sigurisë në këtë rast.

    Duke vendosur për kërkesën e Qalajt, gjykata ka gjetur se i njëjti e ka bërë të besueshme ekzistimin e të drejtës subjektive të tij.

    Sipas gjykatës, vendimi i nxjerrë nga Qeveria për shkarkimin e Qalajt është në kundërshtim me nenin 86 të Ligjit të Punës, përkatësisht paragrafin 3 të nenin ku thuhet se “Vendimi i punëdhënësit duhet të bëhet me shkrim duke theksuar arsyetimin dhe këshillën për mjetet juridike ndaj masave të shqiptuara”.

    Sipas gjykatës, Qeveria e kishte lënë Qalajn në mos dijeni lidhur me shfrytëzimin e mjeteve juridike, duke i mohuar të drejtën për ankesë.

    Në vazhdim të vendimit të saj, gjykata cek edhe nenin 32 të Kushtetutës e cila ia garanton të gjithëve të drejtën për mjete juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Tutje, në vendimin e gjykatës thuhet se nuk mund të themelohet një marrëdhënie e re pune, përkatësisht për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Poli së Kosovës, derisa shkarkimi i Qalajt ishte bërë në kundërshtim me ligjin.

    Në fund, gjykata thekson se në rastin konkret janë plotësuar në mënyrë kumulative të dy kushtet që duhet të plotësohen për caktimin e masës së sigurisë, të parapara me nenin 297 të Ligjit për Procedurën Kontestimore, siç janë, ajo se propozuesi duhet të bëj të besueshme ekzistimin e kërkesës dhe të drejtës subjektive të tij dhe ajo se ekziston rreziku që pa caktimin e masës së tillë do të mund të pamundësohej apo vështirësohej dukshëm kërkesa në fjalë.

    Më poshtë gjeni të plotë vendimin e gjykatës, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

     

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamentare, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, tha se Kosova ka bërë arritje të mëdha që nga koha kur ai ishte shef i misionit,...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye me presidentin Aleksandar Vuçiq, do vetëm t’i tregojë muskujt...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Gjakovë për të festuar 34 vjetorin e themelimit të dëgës aty. Ai është shprehur...
    Kronika25 Prill 2024
    Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ajo...
    Sport25 Prill 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar një komunikatë, lidhur me rastin e rrahjes së drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberit me...
    Lajme25 Prill 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur avantazh ndaj partive tjera për ta luftuar korrupsionin, por një gjë...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.