×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2024

    Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh për ish-zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi të mbetet ende në fuqi, dhe e njëjta të zbatohet nga momenti kur ai të jetë në dispozicion për organet e ndjekjes penale.

    Ky vendim pason ankimimin e bërë javën e kaluar nga avokati i Grubit kundër vendimit të kësaj gjykate, e cila, me propozim të Prokurorisë Publike, më 17 dhjetor kishte urdhëruar masën e paraburgimit.

    “Këshilli Penal, duke vepruar sipas ankesës së parashtruar nga mbrojtja e A.G., i padisponueshëm për organet e ndjekjes penale, kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake, mori një vendim me të cilin e hodhi poshtë ankesën e mbrojtjes dhe konfirmoi vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake”, njoftoi Gjykata Penale e Shkupit më 24 dhjetor.

    Grubi, së bashku me ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, akuzohen për “përvetësim të pasurisë së paligjshme” nga Lotaria Shtetërore, ndërsa dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 8.2 milionë euro. Më 18 dhjetor, ndaj tyre u shpall edhe një fletarrestim ndërkombëtar.

    Deri më tani, asnjëri nga ta nuk është i disponueshëm për organet e rendit.

    Ish-zëvendëskryeministri Grubi, i cili më 9 dhjetor u fut në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara për korrupsion, ka mohuar të ketë ikur nga vendi. Ai ka thënë se ndodhet jashtë vendit për një ‘vizitë private’, pa dhënë më shumë detaje./rel

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Deri në 40 persona raportohet se mund të kenë humbur jetën, nga rënia tragjike e aeroplanit Azerbaijan Airlines, gjatë fluturimit. Ai u...
    Bota/Rajoni24 Dhjetor 2024
    Papa Françesku nisi zyrtarisht Vitin e Shenjtë 2025 në prag të Krishtlindjes duke hapur Derën e Shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit,...
    Bota/Rajoni24 Dhjetor 2024
    A keni ëndërruar për t’u zhvendosur në një qytet të ri? Epo, është koha për të paketuar valixhet. Kompania EIU, ka renditur...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mos certifikimin e Listës Serbe, duke thënë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka certifikuar Listën Serbe, partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, për pjesëmarrje në zgjedhjet...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, e ka mbrojtur vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe. Ndonëse e...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ndonëse dikur kritikë të zëshëm të qeverive të mëparshme për shpërndarjen e buxhetit në kohë fushatash elektorale, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës brenda 24 orëve. Në Obiliq një shtetase e Shqipërisë është...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pas reshjeve të borës, rruga Pejë Kullë është e pakalueshme për automjete të rënda....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.