×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr vendim, ua cakton masën e paraburgimit dy ish-drejtorëve të Telekomit dhe dy të tjerëve

    FrontOnline
    31 Mars 2021

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për ish-drejtorët në Telekom T.M dhe A.O nën dyshim për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, si dhe për K.M dhe D.C për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

    Njoftimi i plotë:

    Prishtinë, 31 mars 2021 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve T.M. dhe A.O.  për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së, Përvetësimi në detyrë nga neni 418 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së, Falsifikim të dokumentit zyrtar nga neni 427 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe K.M. dhe D.Č. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Falsifikim i dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Mashtrim nga neni 323 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Të pandehurve T.M. dhe A.O., K.M. dhe D. Č.  gjykata ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç, përkatësisht deri më datën 29.04.2021.

    Masa e paraburgimit të pandehurve ju caktohet në bazë të nenit 187 par.1 nën paragrafi 1.1, e 1.2,  pikat , 1.2.1, 1.2.2  dhe 1.2.3  të KPP-së.

    Gjyqtari  i  procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjenden të pandehurit në liri mund të arratisen nga vendi apo fshihen me qëllim të shmangies së përgjegjësisë penale dhe me këtë do të ndikonin në zvarritjen e procedurës penale, po ashtu po të gjendën në liri, të njëjtit mund të ndikojnë në dëshmitarë dhe të dëmtuar e në ketë mënyrë mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale, gjithashtu nëse të njëjtit gjendën në liri, ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale të njëjta apo të ngjashme.

    Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ka ndërruar jetë shoferi i veturës që u aksidentua para dy jave me një veturë të Policisë së Kosovës. Aksidenti kishte ndodhur...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se këtë javë “Turneu i Ndryshimit” do shkojë edhe në katër...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kritikuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, për politikën e tij të jashtme. Haxhiu ka theksuar...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka komentuar takimin e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së...
    Ekonomi18 Nëntor 2024
    Kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për pritjen e sotme, si dhe takimet miqësore në të kaluarën. Ai tha...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për atë se siç ka thënë Selmanaj,...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fjalën e tij në mbledhjen e qeverive mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e nisi duke sqaruar...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut tha se dy vendet kanë shumë të...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.