×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr vendim për vëllain e 16-vjeçares që u vra në Vitomiricë dhe të tjerët që sulmuan zyrtarët policorë

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore në Pejë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për katër personat që sulmuan zyrtarët policorë të shtunën në Vitomiricë, ku u gjetën dy trupa të pajetë

    Rasti ka ndodhur të shtunën në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku katër personat e dyshuar kanë sulmuar zyrtarët policorë të cilët nuk i kanë lejuar të hyjnë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një 58-vjeçar ka vrarë një 16 vjeçe e më pas ka bërë vetëvrasje.

    Gjykata Themelore në Pejë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve është caktuar masa e arrestit shtëpiak pasi kanë sulmuar zyrtarët policorë duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore.

    “15 qershor 2020 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve F.K, A.K, T.K, dhe L.R për shkak të dyshimit të bazuar se: Me datë 13.06.2020, në bashkëkryerje sulmojnë personat zyrtar të Policisë lidhur me detyrat zyrtare duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore”, bëhet e ditur në njoftim.

    Masa e arrestit shtëpiak është caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

    “Me këto veprime të pandehurit F.K, A.K, T.K, dhe L.R dyshohet se kanë kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar, për çka me qëllim të sigurimi të prezencës së tyre në procedurë të mëtejme iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, theksohet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Kronika12 Prill 2025
    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje të 26-vjeçares që vdiq...
    Lajme12 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, teksa po qëndron në Antalia të Turqisë, ka takuar ministrin e Jashtëm të Kenias, njëherësh Kryesekretarin e Kabinetit Presidencial,...
    Lajme12 Prill 2025
    Kongresistët amerikanë përmes një rezolute të propozuar kanë kërkuar drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë....
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Fermerët në prag të humbjes totale, rrezikohet shtrenjtimi i frutave dhe perimeve Nga vreshtat e tij 15-hektarëshe në Rahovec priste të nxirrte...
    Sport12 Prill 2025
    Skuadra e Milanit nuk ka gabuar në ndeshjen që i takoi javës së 32-të të Serie A. Milani të premten mbrëma e...
    Vip12 Prill 2025
    Ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “Shqipëri Live”, Kelly, ish-banori i “Big Brother VIP 4”, i cili komentoi disa nga...
    Opinione12 Prill 2025
    Nëse ShBA-ja arrin të bindë pjesën tjetër të botës që të mbyllë tregjet për Kinën, kjo mund të jetë rënia e Xi...
    Lifestyle12 Prill 2025
    Kur tumoret e trurit janë shumë të vogla, disa njerëz mund të mos përjetojnë asnjë simptomë sepse ato janë aq minimale sa...
    Lajme12 Prill 2025
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.