×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjykata merr vendim për të dyshuarin që plagosi gruan dje në Fushë Kosovë

    FrontOnline
    07 Gusht 2024

    Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për plagosjen e gruas dje në Fushë Kosovë.

    Ai dyshohet për tri vepra penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose poseedim të pa autorizuar të armëve” dhe “Mospërfillja e gjykatës”.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin I.A. dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftim.

    Komunikata e plotë:

    Prishtinë, 07 Gusht 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale ndaj të pandehurit I.A., për shkak të veprave penale Vrasje e rëndë në tentativë, Mbajtja në pronësi, kontroll ose poseedim të pa autorizuar të armëve dhe veprën penale Mospërfillja e gjykatës.

    Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin I.A. dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

    Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri gjendet në liri, i njëjti mund të ik dhe të arratiset, kjo për faktin se për këtë vepër penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dënimi i paraparë përfshinë dënim me burgim afat gjatë, ekziston edhe rreziku i ndikimit në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë për ndryshimin e provave, si dhe përsëritja e veprave penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale.

    Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Nga Rubrika
    Kronika10 Janar 2025
    Një 33-vjeçar nga Prizreni, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit prej tetë muajsh burg, pas ekzekutimit të një urdhërese gjyqësore....
    Kronika09 Janar 2025
    Tre burra të moshave 27, 38 dhe 42 vjeç janë arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të...
    Kronika09 Janar 2025
    Policia e Kosovës raporton se nga persona të ndryshëm janë pranuar para të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Në raportin 24...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Sonte ju pret një natë e paharrueshme, pasi Big Brother VIP Kosova 3, do të sjellë një episod eksploziv për gjithë teleshikuesit....
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar futbollistët e klubit “Ramiz Sadiku” në Prishtinë. Hamza ka premtuar ta rrisë...
    Vip10 Janar 2025
    Ka eskaluar debati mes Drilonit dhe Xhenetës, kur kjo e fundit insistonte se ai nuk sillet mirë me Sarën. “Nuk është trajtim...
    Vip10 Janar 2025
    Drenusha ka debatuar me Sarën me tone të larta, duke i kërkuar ‘llogari’ pse nuk është përgjigjur në pyetjen e publikut. “Gënjeshtare,...
    Vip10 Janar 2025
    Pas debateve të ashpra dhe tensionuese mes banorëve, Rovena dhe Sara kanë diskutuar. Rovena i kërkoi aleancë Sarës, pasi thotë se duan...
    Lajme10 Janar 2025
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.