Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “kontrabandimi me mallra” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale ka caktuar masën e paraburgimit, duke konsideruar se të njëjtit po të gjendet në liri do të asgjësonin apo dëmtonin provat materiale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
Personat e apostrofuar janë arrestuar dje nga ana e Inspektoratit Policor në kuadër të operacionit “Karaçeva”./Front Online/