×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata merr vendim, një muaj paraburgim për dhunuesin në Ferizaj

    FrontOnline
    28 Nëntor 2020

    Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.V. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së.

    Përmes, një komunikate për media bëhet e ditur se gjyqtari i procedurës paraprake të Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

    Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu janë përmbushur kushtet  për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat e KPPRK-së, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, duke vlerësuar se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësoj, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprave penale apo të ndikojë në dëshmitë e të dëmtuarës dhe të dëshmitarëve tjerë, të cilët ende nuk janë dëgjuar nga prokuroria e as nga policia, dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale

    Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumbardh Salihu, ka realizuar sot një vizitë në komunën e Mitrovicës. Ai thotë se...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Edhe në kantonin e Bazelit, Bedri Hamza i është drejtuar përkrahësve të tij. Përmes një postimi në llogarinë e tij, Hamza ka...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një qytetar nga Podujeva i ka gjetur sot një shumë të parave, që me siguri se i kanë humbur dikujt dhe ato...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime. Zyra e Kryeministrit njoftoi për miratimin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, në një...
    Lajme17 Nëntor 2024
    UEFA sot pritet të marrë vendim rreth ndeshjes Rumani-Kosovë, e cila u zhvillua të premten në Bukuresht. Ndeshja u ndërpre si shkak...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, i ka kërkuar ministrit të Bujqësisë Faton Pecit, të mos “mërzitet” dhe të mos reagojë nëse akuzat...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti nuk është i kënaqur me punën që ia ka ndarë kapiteni i javës. Ai ka për detyrë që të pastrojë banjën,...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj e ka komentuar lajmin se Blerim Pacolli, vëllai i kryetares së Komisionit Parlamentar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.