Gjykata më e lartë e Francës, Cour de Cassation, ka lënë në fuqi një vendim të gjykatës së apelit që kishte shpallur fajtor për korrupsion ish-presidentin Nicolas Sarkozy.
“Prandaj, dënimet janë përfundimtare,” tha një deklaratë e gjykatës të mërkurën.
Sarkozy, i cili përballet me një vit burg, ka të drejtë të kërkojë të mbahet në shtëpi me një byzylyk elektronik – siç është rasti për çdo dënim prej dy vjetësh ose më pak, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Sarkozy ishte president i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012. Është tërhequr nga jeta publike në vitin 2017.