Pak orë më parë është liruar nga burgu Dervish Krasniqi, i njohur si “Dervish Polici”, pasi kishte shërbyer si polic në qytetin e Klinës në vitet e para luftës.
Burime të Gazetës Insajderi.org, kanë thënë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për lirimin e tij.
Gjykata ka marrë vendim pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, pasi nuk ka prova.
Dervish Polici, ishte bërë makth për qytetarët e komunës së Klinës, pasi sa ishte pjesëtar i Policisë në kohën e regjimit të Millosheviqit, kishte malltretuar qytetarët e kësaj ane.
Qytetarët kishin rrëfyer për InDoks, atë çka kishin përjetuar nga Dervish Polici.
“Në fshatin Volljakë në përfundim të fshatit jemi takuar e Policinë Serbe atëhere polici shqiptarë nuk ka pasur, na ndali makinën na zbriti, iu afru vëllaut I tha mere këtë letër dhe dërgoja dikujt, unë nuk pranova se thash nuk jemi postiera. Dervishi e ka heq automatin edhe na ka thënë ju korri të gjithëve këtu. Unë i thash korrna krejteve se këtë letër nuk e marrë”, kishte thënë Adem Krasniqi, viktimë e Dervishit, në InDoks.
Dervish Polici u arrestua me 2 tetor nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Han të Elezit me dyshimin e bazuar se ka bërë krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-99.