×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Kushtetuese merr vendim për Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim në lidhje me Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore që ishte dërguar nga Avokati i Popullit për vlerësim të përputhshmërisë së këtij ligji me Kushtetutën.

    Kushtetuesja ka vendosur që t’i shpallë të pavlefshëm paragrafët 5, 6 dhe 7 të nenit 9 “Mbledhja e informatave ose provave”, ndërsa ka konstatuar se neni 14 “Vetëvlerësimi”, neni 16 “Kufizimet kohore për vlerësimet” dhe neni 26 “Kreditimet dhe rimbursimet” nuk janë në kundërshtim me Kushtetutë

     

     

    Kushtetuesja ka konstatuar që paragrafi 4 i nenit 79 “Emërimi dhe mandati i pozitave drejtuese” i Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore nuk është në përputhshmëri me nenin 7 “Vlerat” të Kushtetutës dhe nenin 46 “Mbrojtja e Pronës” të Kushtetutës dhe të njëjtit shpallen të pavlefshëm.

    Kushtetuesja ka vendosur që të refuzojë, njëzëri, kërkesën për masën e përkohshme.

     

     

    “Gjykata ka vendosur (i) njëzëri, që të deklarojë, kërkesën e pranueshme; (ii) të konstatojë, njëzëri që paragrafët 5, 6 dhe 7 të nenit 9 (Mbledhja e informatave ose provave) të Ligjit nr.08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, nuk janë në përputhshmëri me nenin 36 [E Drejta e Privatësisë] të Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 8 (E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të njëjtit shpallen të pavlefshëm; (iii) të konstatojë, me gjashtë (6) vota për dhe një (1) kundër, që nenet 14 (Vetë-vlerësimi), 16 (Kufizimet kohore për vlerësimet) dhe 26 (Kreditimet dhe rimbursimet), të Ligjit nr.08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, nuk janë në kundërshtim me nenin 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 1 (Ndalimi i përgjithshëm i diskriminimit) të Protokollit nr. 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; (iv) të konstatojë, njëzëri që pretendimet për shkelje të neneve 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës lidhur me paragrafin 12 të nenit 89 (Shqyrtimi i përgjegjësisë disiplinore dhe mbrojtja e të drejtave nga marrëdhënia e punës) të Ligjit nr.08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore duhet të hedhen poshtë për shkak se nuk janë më në mënyrë aktive të diskutueshme ashtu siç përcaktohet me rregullin 54 (Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës; (vi) të konstatojë, njëzëri, që paragrafi 4 i nenit 79 (Emërimi dhe mandati i pozitave drejtuese) i Ligjit nr.08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore nuk është në përputhshmëri me nenin 7 [Vlerat] të Kushtetutës dhe nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 1 (Mbrojtja e Pronës) të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të njëjtit shpallen të pavlefshëm; dhe (vii) të refuzojë, njëzëri, kërkesën për masën e përkohshme.”

    Në korrik të vitit 2024 Avokati i Popullit i ishte drejtuar Kushtetueses me kërkesën për vlerësim të përputhshmërisë të Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore me Kushtetutën.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Maj 2025
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj aksionit të Policisë dhe Prokurorisë...
    Lajme27 Maj 2025
    Grupi i tretë i besimtarëve nga Kosova, që kanë marrë rrugën drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin ka arritur shëndosh...
    Lajme27 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Kroacisë në Kosovë, me...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë një konferencë për media. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media....
    Lajme27 Maj 2025
    Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha, ka përfunduar intervistimin nga hetuesit e Krimeve Ekonomike të Policisë, lidhur me kontratën...
    Vip27 Maj 2025
    Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP. Këngëtarja e njohur shqiptare ka thyer heshtjen...
    Vip27 Maj 2025
    Pas operacionit në sy, G Bani ka vendosur të bëjë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë. Ka qenë vetë ish-banori i Big...
    Lifestyle27 Maj 2025
    Një në tetë persona raportojnë te mjeku se ndihen “të lodhur gjatë gjithë kohës” — dhe mund të ketë një shkaktar befasues,...
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar sërish homologun e tij rus Vladimir Putin, duke thënë se ai po luan me zjarrin. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.