×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Kushtetuese do të hapë dyert për qytetarët në shënim të Ditës së Kushtetutës

    FrontOnline
    04 Prill 2025

    Gjykata Kushtetuese do të organizojë aktivitetin e radhës “Dita e Gjykatës së Hapur” të martën, më 8 prill 2025, në shënim të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, miratuar më 9 prill të vitit 2008.

    “Në këtë ditë, të gjithë qytetarët, e veçanërisht studentët e drejtësisë, përfaqësuesit e komunitetit juridik dhe vizitorët e tjerë, do të kenë mundësi që të vizitojnë objektin e Gjykatës Kushtetuese dhe të njihen më për së afërmi me Gjykatoren, me Bibliotekën dhe me ambientet në të cilat punojnë gjyqtarët dhe zyrtarët e Gjykatës, si dhe të informohen drejtpërsëdrejti përkitazi me historikun, me punën e deritanishme dhe me kompetencat kushtetuese të këtij institucioni”, tha gjykata.

    Organizimi i vizitës së qytetarëve të interesuar do të bëhet në përputhje me kapacitetet akomoduese që ofron ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese dhe për grupe prej jo më shumë se 15 personash në të njëjtën kohë.

    Vizitat do të organizohen çdo orë, ndërmjet orës 10:00 dhe 14:00, ndërsa kohëzgjatja maksimale e vizitës do të jetë 45 minuta.

    Para vizitës në Gjykatë, të gjithë vizitorët e moshës mbi 16 vjeç duhet të kenë me vete dhe të dorëzojnë në recepcion një dokument zyrtar identiteti (kartë studentore, letërnjoftim apo pasaportë).

    Gjatë vizitës, vizitorët do të kenë mundësi të bëjnë foto vetëm në Gjykatore dhe në oborrin e Gjykatës.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen e Kosovës nga Sudani, duke vlerësuar se kjo njohje e...
    Lajme12 Prill 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e shtetit të Sudanit për të njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Siç shkruan...
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar me një koment ironik lidhur me lajmin për dy njohjet e reja të Kenisë...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Sport12 Prill 2025
    Arsenali ka humbur terren të vlefshëm në garën për titull në Premier League, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.