Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për Osman Kastratin që u dënua me burim për tri vjet e dy muaj për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.
Në njoftim thuhet se i akuzuari nga data 26.01.2013 e në vazhdimësi kishte marrë pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist “Al Nusra”, në shtetin e Sirisë, duke ju bashkuar kësaj organizate me datë 26.01.2023, në atë mënyrë që i njëjti kishte udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës për në Stamboll të Turqisë, ku nga aty me disa persona të tjerë të paidentifikuar deri më tani, e kishte kaluar në territorin e Sirisë dhe i është bashkuar organizatës terroriste “Al Nusra”.
Tutje, shtohet se pjesëtarët e “Al Nusra”, të pandehurit i kanë caktuar detyra konkrete operative në territorin e quajtur “Gota” që gjendet afër qytetit të Damaskut dhe të njëjtin e kishin pajisur me armë automatikë të llojit AK-47 dhe municion, me qëllim që të ndërmerr veprimet e kërkuara nga udhëheqësit e kësaj organizate.
“Obligohet i akuzuari që të paguaj të gjitha shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të kësaj gjykate dhe atë, në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 100 euro, si dhe për fondin e viktimave të krimit shumën nga 100 euro, në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim”, thuhet në njoftim.