×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjykata i hedh poshtë aktakuzat për terrorizëm ndaj aktivistëve të PSD-së dhe LVV-së

    FrontOnline
    02 Nëntor 2020

    Gjykata Themelore e Prishtinës i ka hedhur poshtë aktakuzat ndaj dy aktivistëve të Partisë Socialdemokrate (PSD), Gëzon Kastratit dhe Korab Korqës, si dhe aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Çlirim Gërbeshit, të cilët akuzoheshin për “përgatitje të veprës terroriste”.

    Ndaj tyre aktakuza ishte ngritur në fund të vitit 2019, ndërsa të hënën, avokati Tomë Gashi, ka njoftuar se është aprovuar kërkesa e avokatëve për hedhje të aktakuzës ndaj tre aktivistëve. Të tre akuzoheshin për kohën sa ishin aktivistë të VV-së, me Kastratin e Korqën që kishin kaluar më pas në PSD.

    Në aktvendimin që ka publikuar Gashi, thuhet se “dëshmitë (sendet) e mbledhura gjatë kontrollit të depos ‘28 Nëntor’, Prishtinë, me datë 01.09.2016 dhe të gjitha provat tjera që burojnë nga ato dëshmi – raportet dhe ekspertizat, në harmoni me nenin 249 paragraf 3 të Kodit të Procedurës Penale, shpallen prova të papranueshme dhe përjashtohen nga shkresat e lëndës, pasi që të njëjtat nuk janë siguruar në mënyrë të ligjshme nga ana e policisë dhe prokurorisë”.

    Në kohën kur ishte ngritur aktakuza, Kastrati kishte thënë se ai dhe të tjerët akuzohen se “kinse kemi përgatitur 648 koktej molotovi që janë ‘gjetur’ në depon e VV-së”.

    Nga Rubrika
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një çift ka raportuar në polici se djali i tyre ka ushtruar dhunë psiqike. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi e kishte ngacmuar një grua. I njëjti...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti me qëllim të përfitimit të një kredi në një bankë komerciale, kishte...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Albin Kurti për Kosovën është me serb se Vuçiqi dhe Putini’. Haradinaj këtë deklaratë...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë, sonte është zhvilluar ceremonia shtetërore e organizuar në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Bajram Begaj....
    Sport28 Nëntor 2024
    FIFA ka konfirmuar përfaqësueset nëpër vazo për shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku Kosova gjendet në vazon e katërt....
    Lajme28 Nëntor 2024
    Derisa shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është i një niveli jo të kënaqur, qindra biznese nga Shqipëria janë pozicionuar mirë në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me rastin e 28 Nëntorit është i shoqëruar nga djali i Hashim Thaçit, Endriti. shihet në një...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se nuk duhet te fyhet klubi në të cilin Kosova do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.