Dervish Krasniqi, i njohur si “Dervish milici”, është liruar mbrëmë nga Burgu i Sigurisë së Lartë, ku ka qenë duke u mbajtur në paraburgim që nga 3 tetori.
Express merr vesh se arsyeja e lirimit të tij ka qenë mungesa e provave.
Për të konfirmuar lirimin e tij, gazeta ka provuar të marrë një pëgjjigje edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Krasniqi ishte bërë makth për qytetarët e komunës së Klinës, pasi sa ishte pjesëtar i Policisë në kohën e regjimit të Millosheviqit, kishte malltretuar qytetarët e kësaj ane.
Ai është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit më 2 tetor, me dyshimin e bazuar se ka bërë krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-99.
Sipas dëshmitarëve, polici nuk sillej mirë me shqiptarët në vitet ’90.
“Ky ka rrahur shqiptar sa ka mundur. Ka qenë edhe komandant i policisë në Ujmir të Klinës. Njerëzit tregojnë se ai i ka rrahur njerëzit dhe i ka ulur në shporet”, ka deklaruar njw qytetar.
Ish-polici sipas disa dëshmitarëve deri në përfundim të luftës në Kosovë, ishte i veshur me uniformën e policisë serbe.
“Ky pesë gjashtë muaj pas përfundimit të luftës ka qenë i mbyllur. Më pas filloi të lirohej dhe doli nga shtëpia”, shprehet një tjetër qytetar.