×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Gjykata e Apelit: Posta lidhi marrëveshje të jashtëligjshme me institucionet e Kosovës

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    AKK ka fituar kontestin gjyqësor me Postën e Kosovës, lidhur me padinë që ia kishin bërë këtij institucioni për shkak se kishin lidhur marrëveshje të jashtëligjshme me institucionet qendrore dhe lokale duke i vendosur në pozita konkurruese ta pafavorshme konkurrentët tjerë. Front Online ka siguruar aktgjykimin.

    Gjykata e Apelit ka vendosur në dëm të Postës së Kosovës, lidhur me padinë që kjo e fundit ia kishte bërë Autoritetit Kosovar të Konkurencës, për marrëveshjet me institucionet qendrore e lokale, për të cilat AKK kishte dalë me vendim se i kishte vendosur konkurrentët në pozita pafavorshme konkurruese.

    Në aktgjykimin të cilin e ka siguruar Front Online thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte  refuzuar si të pabazuar kërkesën e paditësit, derisa për këtë nga Posta e Kosovës kishin ushtruar ankesë në Apel.

    Apeli ka konstatuar se nga shkresat e lëndës rezulton se Posta me marrëveshjen që kishte pasur me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Komunën e Prishtinës, Komunën e Gjilanit, të Gjakovës, si dhe atë të Ferizaj, ishin zbatuar kushte të ndryshme për transaksione të njejta me ndërmarrje të tjera tregtare duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurruese.

    AKK kishte kërkuar nga këto institucione që t’i shfuqizojë marrëveshjet e bashkëpunimit me postën.

    Nga Posta e Kosovës kishin ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë duke pretenduar se vendimi është joligjor e që i njejti duhet të anulohet.

    “Ndalohen të gjitha marrëveshjet ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve të pavarura, vendimet e marrura në mes të shoqatave të ndërmarrjeve dhe praktikat e bashkërenduara të cilat kanë për qëllim ose mund të ndikojnë në mënyrë të dukshme në çrregullimin e konkurrencës tregtare relevante e veçanërisht marrëveshjet që zbatojnë kushte të ndryshme për transaksione të njejta me ndërmarrje të tjera tregtare, duke i vendosru ato në gjendje të pafavorshme konkurruese.”

    Apeli e ka refuzuar pretendimin e postës se në shkallë të parë nuk është marrë për bazë fjala përfundimtare e paditësit.

    Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook edhe kreu i AKK-së, Valon Prestreshi.

    “Sot, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës pranoj aktgjykimin nga gjykata e apelit, i cili aktgjykim vërteton si të ligjshëm Vendimin e AKK-së kundër Postës së Kosovës e cila kishte lidhur marrëveshje të jashtëligjshme me institucionet qendrore dhe lokale, duke i vendosur konkurrentët tjerë në Pozita të pafavorshme konkurruese!” ka shkruar i njejti./Front Online /

    Nga Rubrika
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, ka deklaruar të mërkurën se Irani është përpjekur ta vrasë presidentin amerikan, Donald Trump. Gjatë një konference...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.