-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata e Apelit në Belgjikë konfirmon fajësinë për vras*ësit serbë të Enver Hadrit

    FrontOnline
    28 Janar 2025

    Juria e Gjykatës së Apelit të Belgjikës ka konfirmuar të martën në mbrëmje fajësinë për vrasësit e aktivistit kosovar, Enver Hadri.

    Pas gati tri javë shqyrtimi gjyqësor, është zhvilluar seanca e sotme pasi dy nga tre të akuzuarit dhe të dënuarit kanë deponuar ankesë në vendimin paraprak gjyqësor. Bozhidar Spasiq, ish-zyrtar i shërbimeve sekrete serbe, si dhe Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq, në vitin 2016 janë shpallur fajtorë për vrasjen e Enver Hadrit, raporton RTK.

    Atyre iu është shqiptuar dënimi i përjetshëm. Vetëm dy nga tre të dënuarit, Spasiq dhe Drashkoviq, kanë deponuar ankesë. Të tre janë dënuar në mungesë sikur në vitin 2016, ndërsa edhe rigjykimi është mbajtur pa prezencën e tyre, meqë të tre janë në Serbi.

    Shteti serb refuzon ekstradimin e tyre. Kur u aktualizua çështja e rinisjes së gjykimit, Bozhidar Spasiq madje u paraqit në disa mediume serbe.

    Aktivisti kosovar Enver Hadri u vra në mes të ditës në Bruksel, më 25 shkurt të vitit 1990, derisa ishte në timon të makinës së ndalur para semaforit të kuq.

    Edhe gjykata belge ka konstatuar se vrasja e tij ishte porositur nga shërbimi sekret jugosllav, ndërsa është ekzekutuar nga kriminelët me ndihmë logjistike nga Beogradi.

    Gjatë rigjykimit që nisi më 9 janar, janë dëgjuar edhe një numër dëshmitarësh, si përfaqësues të mërgatës kosovare ashtu edhe ekspertë ndërkombëtarë, të cilët kanë elaboruar kontekstin gjeopolitik dhe mënyrën se si kanë funksionuar shërbimet sekrete gjatë të ‘90-ave.

    Vajza e Enver Hadrit, Teuta, në një prononcim për RTK ka thënë gjatë procesit janë dëshmuar lidhjet mes shërbimeve sekrete serbe e jugosllave dhe rrjetit kriminel të Beogradit në atë kohë.

    “Ata që kanë organizuar vrasjen e babait tim, me dokumentet e shtetit të tyre, janë shpallur fajtorë”.

    “Kjo nuk është vetëm fitore e familjes sonë. Kjo është fitore për të gjithë aktivistët e asaj kohe, sepse është zbardhur e vërteta se për çfarë kanë kaluar emigrantët duke luftuar për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe për lirinë e Kosovës që ne sot e gëzojmë”, ka deklaruar Teuta Hadri.

    Ajo ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që e ka ofruar qeveria e Kosovës për familjen, por edhe për procesin.

    Juria 12 anëtarëshe të martën në mbrëmje konfirmoi vetëm fajësinë, ndërsa të mërkurën pritet që të vendoset edhe për kohëzgjatjen e dënimit. Familja Hadri shpreson se dënimi do të jetë i njëjtë sikur ai i vitit 2016, kur tre të akuzuarit u dënuan me burgim të përjetshëm.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Shkurt 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur tubim elektoral në Gjilan, ku ka dhënë premtimet e njëjta që kishte bërë më 2021....
    Lajme03 Shkurt 2025
    Ish-kryeshefja e infermierisë në MSH, Fetie Huruglica, ka reaguar për situatën alarmante të qenve endacakë në kryeqytetin e Kosovës. Përmes një postimi...
    Lajme03 Shkurt 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka takuar banorët e fshatit Muzeqinë të Shtimes, ku...
    Të tjera
    Lajme03 Shkurt 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi gazetarët po pengohen ta kryejnë punën e tyre gjatë...
    Vip03 Shkurt 2025
    Këngëtari dhe fituesi i edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Albania’ Luiz Ejlli ka folur për thyerjen e rekordeve që I...
    Sport03 Shkurt 2025
    Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka paralajmëruar se të martën pritet vendimi që Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit të...
    Bota/Rajoni03 Shkurt 2025
    Presidenti Donald Trump tha se dëshiron të sigurojë akses në furnizimin e Ukrainës me minerale të rralla të tokës në këmbim të...
    Lajme03 Shkurt 2025
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell.  Acar i fortë në orët e mëngjesit. Era do të fryjë nga...
    Bota/Rajoni03 Shkurt 2025
    Ish-presidenti francez: “Nëse Trump vendos taksa, ashtu duhet t’i vendosë edhe BE-ja. Ai respekton vetëm marrëdhëniet e pushtetit. Meloni, ashtu si Macron,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.