×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjuriqi takon Borrellin, ankohet se situata e serbëve në Kosovës është “jashtëzakonisht e vështirë”

    FrontOnline
    21 Qershor 2024

    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka takuar sot në Austri Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit të ministrave të punëve të jashtme të grupit joformal “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

    Gjuriqi, siç njofton MPJ-ja serbe, ka thënë se Serbia është plotësisht e përkushtuar për dialogun me Kosovën nën patronazhin e BE-së, ndërsa ka pretenduar se siguria e serbëve në Kosovë është duke u kërcënuar.

    “Në këtë moment është e nevojshme, para së gjithash, të sigurohet siguria e popullatës serbe dhe pa vonesa të mëtejshme të zbatohen të gjitha detyrimet nga marrëveshjet e arritura deri më tani” në kuadër të dialogut në Bruksel, ka thënë Gjuriqi.

    Duke vazhduar temën e Kosovës, ai tha se situata atje “është jashtëzakonisht e vështirë”, teksa shtoi se “serbët po vuajnë presion të padurueshëm si rezultat i kulmimit të veprimeve afatgjata dhe sistematike të njëanshme të autoriteteve” në Kosovë, shkruan MPJ-ja serbe.

    Gjuriqi tha se Serbia i kushton shumë vëmendje përmirësimit të bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimit të marrëdhënieve fqinjësore, duke theksuar se “ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon është me interes kyç për Serbinë”.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme27 Qershor 2024
    Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e cila po merr pjesë në konferencën ndërparlamentare me temën “Përfitimet e Procesit të Berlinit,...
    Lajme27 Qershor 2024
    KEDS’s përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kanë mobilizuar ekipet për sot pasi meteorologët kanë paralajmëruar stuhi nëpër disa vende...
    Lajme27 Qershor 2024
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se sot ka ndaluar një person, për shkak të dyshimit se ka kryer...
    Të tjera
    Lajme27 Qershor 2024
    Profesori universitar Bujar Dugolli i ka dhënë të drejtë kryeministrit Albin Kurti lidhur me vendimin e tij për të mos u takuar...
    Lajme27 Qershor 2024
    Gjykata Kushtetuese ka ‘goditur’ pushtetin aktual duke rrëzuar tërësisht Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme. Kushtetuesja njoftoi se pesë...
    Lajme27 Qershor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës....
    Vip27 Qershor 2024
    Paris Hilton ka folur para Kongresit të Shteteve të Bashkuara për abuzimin që përjetoi si fëmijë. Si adoleshente, ylli i famshëm qëndroi...
    Lajme27 Qershor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në fshatin Keqekollë të Prishtinës, ku një person ka vdekur dhe 14 të...
    Lajme27 Qershor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK-u) ka njoftuar se, Bordi i Drejtorëve ka anuluar konkursin për pozitën e kryeshefit ekzekutiv. Lidhur me ri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.