Shefi i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i është përgjigjur deklaratave të ambasadores Vlora Çitaku e cila pati kritika për bashkësinë ndërkombëtare dhe heshtjen e saj për sjelljen e Serbisë karshi viktimave kosovare të gjenocidit serb.“Heshtja e bashkësisë ndërkombëtare është shurdhuese!” shkroi Çitaku.
Gjuriq i reagoi nëpërmjet Twitter duke e përmendur Gjykatën Speciale madje theksoi se Serbia e përkrah.
“Për një gjë ne pajtohemi, heshtja e bashkësisë ndërkombëtare është vërtet shurdhuese – 20 vjet pa drejtësi për mijëra serbë të vrarë dhe “të pastruar etnikisht” nga Kosova, qindra kisha të krishtera të djegura. Mbështetje e plotë për dhomat e posaçme të Hagës për krimet e luftës të UÇK-së”, ka shkruar Gjuriq.