Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, vlerësoi se Procesi i Berlinit ka një rol të pazëvendësueshëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe lidhjen e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian në rrugën e integrimit. Kreu i shtetit malazez tha se bashkëpunimi rajonal sjell padyshim rezultate pozitive dhe përshpejton zhvillimin, siç tha ai, të ekonomive dhe shoqërive tona në tërësi.
Një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm, i zhvilluar ekonomikisht dhe në mënyrë demokratike është një domosdoshmëri gjeopolitike, tha Gjukanoviçqnë një fjalim në një samit online të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, të organizuar nga Sofja, raporton Tanjug.
Ai vuri në dukje se nuk ka garanci më të mirë për ruajtjen afatgjatë të paqes sesa zhvillimi i përshpejtuar shoqëror i të gjitha vendeve në rajon.“Procesi i Berlinit është konfirmuar si korniza më e mirë për dinamizimin e bashkëpunimit me qëllim që të përparojë dhe të përmbushë kriteret për integrimin e plotë në BE”, shtoi ai.