Egzon Gjuka ka dhënë kontribut te Besa Famgas që të shtunën e fitoi edhe Kupën e Kosovës.
Besa Famgas më herët ka fituar edhe titullin e kampionit dhe kështu po vazhdon dominimin, përcjell FrontOnline.
“E përmbyllëm edhe një edicion të suksesshëm në Kosovë, ku pas titullit arritëm që të kurorëzohemi edhe me Kupën e Kosovës. Besoj se puna që kemi bërë si ekip gjatë gjithë këtyre viteve tregon se jemi klubi më i mirë dhe më i suksesshëm në Kosovë. Po e bëjmë qendër të hendbollit në Kosovë qytetin e Pejës”, ka thënë Gjuka pas triumfit në finale.
“Ndeshja sonte ishte pak më e vështirë se sa e kemi menduar. Por arritëm që ngadalë të rrisim epërsinë dhe në fund të kompletojmë synimet tona. Një kompliment për Istogun për realizimin perfekt të fazës Final4”, ka theksuar hendbollisti pejan./FrontOnline/