×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuha shqipe jo zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Kurti “bombardohet” me kritika

    FrontOnline
    19 Nëntor 2024

    Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë mbajtë mbledhje të përbashkët të hënën në Prishtinë. Pas mbledhjes kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media deklaroi se “nuk ekziston ligj për përdorimin e gjuhës shqipe” në Maqedoninë e Veriut.

    Pas kësaj deklarate ka reaguar ashpër opozita në Maqedoninë e Veriut, ku nga Bashkimi Demokratik për Integrim deklaratën e Kurtit e cilësuar si të pavërtetë dhe të papranueshme, duke i bërë thirrje që t’i korrigjojë menjëherë deklaratat.

    Deklarata ka nxitur reagime edhe tek opozita në Kosovë.

    Lutfi Haziri: Kurti me deklaratën e tij shkel me dy këmbët vullnetin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

    Nënkryetari për Bashkëpunim Rajonal në LDK, Lutfi Haziri, vlerëson se qëndrimi i Kurtit për gjuhën zyrtare në Maqedoni e shkel me dy këmbë vullnetin politik të shqiptarëve atje.

    Haziri për “Front Online” thotë se kjo shkel edhe luftën çlirimtare të shqiptarëve që e kanë bërë për të drejtat e tyre.

    “Jo që i irriton, por shkel me të dy këmbët vullnetin politik të shqiptarëve dhe marrëveshjen e luftën çlirimtare që e kanë bërë për këto të drejta dhe progresin 20 vjeçar që e kanë pagu si proces deri të standardizimi në përdorim të gjuhës shqipe”, u shpreh Haziri.

    Haziri ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Kurti që nuk e përmendi marrëveshjen në dëm të Kosovës.

    Ai tutje, thotë se bashkëpunimi me Maqedoninë Veriut  duhet të vazhdoj, por jo në dëm të shqiptarëve e as maqedonasve.

    “Kurtit nuk ju kujtua me rikthyer kujdesin për gjuhën shqipe, por as nuk u përmend çështja e marrëveshjes në dëm të Kosovës për emrin kushtetues Maqedonisë në atë kohë të marrëveshjeve të lidhura me Millosheviq, por foli për çështje të mbyllura për partneritet, bashkëpunim që natyrisht marrëdhëniet duhet të avancohen por jo në dëm të shqiptarëve as maqedonasve”.

    Ish/ambasadori në Maqedoninë e Veriut: Deklarata e Albin Kurtit ishte e nxituar

    Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj shprehet se deklarata e kryeministrit Kurti ishte e nxituar dhe e dëmshme për Maqedoninë e Veriut.

    “Deklarata e kryeministrit në ikje Albin Kurti ishte e pa saktë dhe e nxituar, mbase edhe e dëmshme për vetë RMV!”, u shpreh Dedaj.

    Dedaj potencon se anipse serbët në Kosovë janë mbi 3% të popullatës, gjuha serbe është zyrtare.

    Sipas tij, është jodemokratike për Maqedoninë të mos e kenë të garantuar me ligj gjuhën amtare, pasi kanë 30%.

    “Në Kosovë serbët përbëjnë mbi 3% të popullatës dhe gjuha serbe është gjuhë zyrtare në RKS, andaj  është non sens dhe thjesht e pa mundur, jodemokratike dhe shkelje e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë fqinje, të cilët përbejnë rreth 30%  të popullatës e të mos e kenë të garantuar me ligj gjuhen amtare shqipe si gjuhe zyrtare!”, deklaroi Dedaj.

    Dedaj vlerëson se nëse Qeveria Mickoski e ka për qëllim anulimin e Ligjit për gjuhët është e rrezikshme dhe minon barazinë etnike.

    “Nëse qeveria Mickoski e ka për qëllim anulimin e këtij ligji, përmes Gjykatës Kushtetuese të RMV është hap i rrezikshëm dhe minon barazinë etnike, standardet demokratike dhe të ardhmen evropiane të RMV, duke krijuar tensione dhe destabilitet politik dhe kjo nuk do të duhej të ndodhte dhe as të tolerohej në RMV”, deklaron Dedaj.

    Analisti Halil Matoshi: Gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoninë e Veriut

    Analisti politik në Kosovë, Halil Matoshi deklaroi për “Front Online” se gjuha zyrtare në Maqedoninë e Veriut është shqipja.

    “Ashiqare qe shqipja është gjuhë zyrtare në shtetin e Maqedonisë së Veriut, pra e drejtë tashmë e arritur, së këndejmi e pakthyeshme”, thotë Matoshi.

    Matoshi thotë se ka ligj për gjuhën shqipe përderisa e flasin së paku 20% e qytetarëve atë gjuhë, sipas ligjit.

    “Po ka ligj edhe për gjuhën shqipe, ndonëse jo ligj vetëm për gjuhën shqipe, sepse ajo zë vend duke u specifikuar në kllapa në ligjin mbi gjuhët. Në mënyrë specifike, neni 1, paragrafi 2 i ligjit thekson qartë: “Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, në pajtim me këtë ligj”, u shpreh Matoshi.

    Analisti në Maqedoninë Veriore: Deklarata e Kurtit jashtë konteksti, por përputhet me realitetin

    Analisti në Maqedoninë Veriore, Isen Saliu vlerëson se nëse shihet jashtë kontekstit deklarata e kryeministrit Albin Kurti është e dëmshme për shqiptarët.

    Por, sipas Saliut, në Kushtetutë gjuha shqipe figuron si 20% dhe ky është realiteti i vendit.

    “Shikuar jashtë kontekstit deklarata e Kurtit tingëllon e dëmshme për shqiptarët. Nëse e analizojmë pa anime, ajo përputhet me realitetin, sepse në Kushtetutë gjuha shqipe figuron si “20 përqindësh”, me përjashtim të një avancimi të bërë para disa viteve ku gjuha shqipe përmendet në kllapa në Kushtetutë”, tha ai.

    Pasi BDI e kritikoi Kurtin për deklaratën, Saliu shprehet se kjo parti 22 vite sa ka qenë në pushtet nuk e ka zyrtarizuar gjuhën shqipe, anipse e kishte premtim.

    “BDI e cila tash eshtë në opozitë, 22 vite sa ka qenë në pushtet nuk ka arritur ta zyrtarizojë gjuhën shqipe edhe pse ka bë zotime të atilla”, shprehet Saliu.

    Çka thotë Ligji për përdorimin e gjuhëve?

    Neni 1 i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili ka hyrë në fuqi më 2019, thotë se në tërë territorin në Republikën Maqedonisë (së Veriut) dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Gjuhë tjetër, që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve (gjuha shqipe) gjithashtu është gjuhë zyrtare si dhe alfabeti i saj, në pajtim me këtë ligj.

    Ky ligj hyri në procedurë parlamentare më 5 shtator 2017. Presidenti i atëhershëm, Gjorge Ivanov, refuzoi dekretimin e tij, duke argumentuar se ligji ishte antikushtetues. Megjithatë, më 11 janar 2018, ligji u miratua me 69 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim./FrontOnline/

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga kjo parti në Fushë Kosovë. Aty u bë prezantimi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Subjekt politik, Lista Serbe, ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje në selinë e kësaj partie. Siç thuhet në njoftim është diskutuar...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka besuar Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut lidhur me vendimin që do ta marrë për...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në Prishtinë, nën udhëheqjen e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Analisti në Maqedoninë Veriore, Isen Saliu vlerëson se nëse shihet jashtë kontekstit deklarata e kryeministrit Albin Kurti është e dëmshme për shqiptarët....
    Sport19 Nëntor 2024
    Pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Ukrainës, është mbyllur me epërsinë e skuadrës mysafire prej 0-2. Kuqezinjtë dhe ukrainasit po përballen në...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Nagip Krasniqi, ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), i cili po hetohet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ka...
    Vip19 Nëntor 2024
    Diana ka vendosur të largohet nga shtëpia për shkak të shëndetit të babait të saj. “Unë kam vendosur të lë shtëpinë, unë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Xhavit Haliti, i cili ishte njëri nga ndërmjetësuesit e pajtimit mes kryetarit të Pejës, Gazmnd...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.