×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuha e ashpër e Kurtit/ Opozita dhe analistët: Dëshmi se po i humbë zgjedhjet, s’ka asnjë projekt për t’u krenuar

    FrontOnline
    14 Janar 2025

    Partitë politike në Kosovës tashmë kanë hapur edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

    PDK, LDK koalicioni AAK-NISMA-E30+, Koalicioni për Familjen, kanë shpalosur programet e tyre që kanë mbajtur në hapjen e fushatë zgjedhore në Prishtinë, derisa ndryshe nga këto, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka gjetur që përveç vendit ndryshe, hapjen e fushatës ta bëjë po ashtu ndryshe nga opozita.

    Derisa fushatën VV e ka filluar në Gjakovë, në vend të prezantimit të punëve dhe projekteve të realizuara nga Qeveria e tyre katër vjeçare, Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht lideri i saj, Albin Kurti, ka gjetur që të merret më shumë me të kaluarën dhe opozitën e mediet se sa me prezantimin e punës së tij.

    Ngjashëm ka bërë edhe në Mitrovicë, ku kryeministri Albin Kurti me një zë dhe gjuhë të ashpër ka thumbuar rëndë opozitën kosovare.

    Gjuha e kryeministrit Kurti në dy ditët e para të fushatës, nga opozita dhe analistët politikë po shihet si arsye e mbulimit të dështimit të tij qeverisës dhe në mungesë të sukseseve të prezantuara, ai po e përdorë populizmin.

     

    Ferat Shala: ‘’Piskamat e Kurtit’’ tregojnë se tashmë e  ka të qartë humbjen e zgjedhjeve

    Kandidati për deputet nga PDK,  Ferat Shala, për FrontOnline, ka komentuar fjalimet e kryeministrit Kurti gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar se mungesa e rezultateve dhe produktit të punës së tij e ka detyruar atë të kthehet te retorika e vjetër ofenduese ndaj opozitës.

    ‘’Mungesa e rezultatit, mungesa e produktit të punës së tij e ka bërë Kurti të i kthehet retorikës së vjetër ofenduese ndaj opozitës’’ thotë ai.

    Shala konsideron se kjo është një dëshmi e paaftësisë së Kurtit gjatë katër vjetëve në pushtet dhe se kjo situatë tregon humbjen e mundshme të tij në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    ‘’Kjo tregon paaftësinë e tij katër vjeçare, kjo tregon situatën që tashmë e ka të qartë humbjen e zgjedhjeve me 9 shkurt’’, deklaroi Shala.

    Ai shtoi se shqetësimi i Kurtit është se nuk ka asnjë projekt, asnjë inaugurim dhe asnjë përurim të ri, duke e shndërruar fjalimin e tij në një përpjekje për të fyer dhe denigruar kundërshtarët.

    ‘’Shqetësimi i tij është si të veproj tutje sepse ai nuk ka çfarë të pasqyroj në këtë relacion. Asnjë projekt, asnjë inaugurim, asnjë përurim dhe e vetmja gjuhë e tij është sharja, fyerja dhe denigrimi’’ potencon ai.

    Sipas Shalës, qytetarët e kanë të qartë se me këtë lloj gjuhe nuk mund të zgjidhen problemet që ata përballen.

    ‘’Qytetarët e kanë të qartë se me këtë gjuhë nuk zgjidhen problemet’’ përfundoi Shala.

     

    Demhasaj i AAK-së: Kurti është në panik për shkak të dështimeve në Qeveri, goditjen do ta merr më 9 shkurt

    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka komentuar fjalimet e kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar se Kurti është në një gjendje paniku, sidomos pas dy tubimeve të tij në Gjakovë dhe Mitrovicë.

    ‘’Kjo tregon se kryeministri është në panik të madhe e sidomos në dy tubimet e para që i ka pasur në Gjakovë dhe Mitrovicë’’, deklaroi Demasaj.

    Demhasaj ka deklaruar se mbështetja e tij po kthehet në kundërfrymën e tij, duke vënë në dukje se kryeministri nuk ka asnjë projekt konkret për t’i ofruar qytetarëve.

    ‘’E ka vërejtë se ajo përkrahje ju ka kthyer në kundërfrymë dhe në mungesë të projekteve që i ka pasur’’ shtoi ai.

    Kandidati për deputet, ka shtuar se Kurti nuk mund të mashtrojë më qytetarët, pasi nuk ka mbajtur asnjë prej premtimeve të tij dhe tani po mundohet të mbulojë dështimet e tij gjatë mandatit të katërvjeçar me sulme ndaj opozitës dhe mediave.

    ‘’Se nuk ka çka i mashtron më sepse nuk e ka mbajtë asnjë premtim dhe tash po mundohet që dështimin e tij katër vjeçar po mundohet me e mbulu me një zhurmë të tmerrshme duke i atakuar opozitën dhe mediat’’ deklaroi Demhasaj për FrontOnline.

    Demhasaj ka paralajmëruar se dështimi i Kurtit do të reflektohet në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku sipas tij, Kurti do të marrë një goditje të fortë.

    ‘’Kurti është në panik për shkak të dështimeve në Qeveri. Goditjen ky kryeministër do ta merr me 9 shkurt’’ deklari ai.

     

    Analisti Muhaxhiri: Kurti në mungesë të suksesit, u kthye tek popoulizmi

    Analisti politik, Arton Muhaxhiri, për FrontOnline, thotë se fjalimi i kryeministrit Albin Kurti, është strategji e pritur, sepse nuk po ka mundësi të shpalos sukseset e Qeverisë së tij.

    ‘’Realisht kjo është strategji e pritur nga Kurti sepse për faktin se nuk ka mundësi të shpalos suksese madhore të Qeverisë në sfera me rëndësi jetike’’ thotë ai.

    Muhaxhiri, thotë se në mungesë të preznatimit të sukseseve, Kurti po orientohet drejt populizmit dhe ngarkesave emocionale.

    ‘’Atëherë do të duhej të orientohej drejt populizmit dhe ngarkesave emocionale dhe një casje të cilën e kemi parë edhe në të kaluarën’’ thotë ai.

    Analisti politik, shton se Kurti kësaj here do të duhej të ishte më ndryshe pasi që ka qeverisur.

    ‘’Kësaj here Kurti do të duhej të ishte mëndryshe sepse ka qenë koha që ai të flet për sukseset e Qeverisë’’ shton ai.

    Muhaxhiri, përfundo, se kjo po tregon qartë se Kurti po e vazhdon rrugën e tij të vjetër populiste.

    ‘’Por është e qartë se ai po e vazhdon rrugën e tij të vjetër, atë të populizmit’’ tha ai për FrontOnline.

     

    Arifi: Nëse Kurti po ndihet fitues, pse po merret me të tjerët? – Ka mungesë të suksesit, prandaj po fyen dhe urren

    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, thotë se i sheh me plotë urrejtje dhe fyerje fjalimet e kryeministrit Albin Kurti në fushatën zgjedhore të tij.

    ”Fjalimet e Kurtit në fazën fillestare janë me plotë urrejtje dhe fyerje pa një koncept’’, thotë ai.

    Arifi, potencon se në vend se Kurti të flet për rezultatet, nga ai ka më shumë fyerje dhe urrejtje.

    ‘’Në vend që të flet pë rezultatet që janë bërë në këto katër vite, në mungesë të vizionit pozitiv, nga ai kemi më shumë fyerje dhe urrejtje’’ deklaroi ai.

    Sipas tij, nëse Kurti ndihet si fitues nuk ka nevoj të meret me të tjerët, por me punët e bëra.

    ‘’Nëse ndihesh fitues, nuk ke nevojë të merresh me të tjerët, por merresh vetëm me punët që i ke përpara”,  përfundoi Arifi për FrontOnline.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Të mërkurën (nesër) do të rinis dialogu në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, por kësaj radhe me një takim të parë të...
    Lajme14 Janar 2025
    Në një familja kaçanikase ku po diskutonte në odë, Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shprehu dyshime e rezerva rreth asaj nëse i...
    Lajme14 Janar 2025
    KFOR-i thotë se patrullimet e rregullta dhe angazhimet me përfaqësues të komuniteteve lokale në Kosovë janë për parandalimin e tensioneve dhe dhunën...
    Të tjera
    Vip14 Janar 2025
    Reperi Stresi, mbrëmjen e djeshme (e hënë), ka paralajmëruar një protestë në mbështetje të Gjestit pas ngjarjeve të fundit në Big Brother...
    Vip14 Janar 2025
    Xuxi e ka pyetur Gresën për këngën e Ardit dhe Donjetës. E ajo ia ka rikujtuar duke nisur të këndojë refrenin e...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ka shkuar me ftesë të presidentit, Sheik Mohammed bin...
    Vip14 Janar 2025
    Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Eduard Kuçi, ka zgjuar sërish interesin e publikut me një postim intrigues në rrjetet sociale. Edi,...
    Sport14 Janar 2025
    Tashmë gjithçka është kryer: Sulmuesi anësor Kvicha Kvaratskhelia do të kalojë te PSG nga Napoli, pasi klubet sot kanë mbyllur marrëveshjen. Kvaratskhelia...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Në qytetin Los Anxhelos vazhdojnë përpjekjet e ndihmave masive për dhjetëra mijëra banorë që kanë humbur shtëpitë e tyre ose janë evakuuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.