Gjatë ditës së djeshme në Llukar të Prishtinës dikush nga një veturë ka shtënë me armë zjarri dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja plumbash.
Rasti po hetohet.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Llukar, Prishtinë 09.05.2023 – 16:03. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të panjohur nga një veturë me targa vendore kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.