Sot rreth orës 14:00 në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është raportuar për gjuajtje me armë zjarri.
Rastin e ka konfirmuar për Front Online, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
Elezi ka thënë se policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar një person si të dyshuar, i mitur, ndërsa s’ka të lënduar.
“Atë që mund t’ju konfirmoi aktualisht është se sot rreth orës 14:00 në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një të dyshuar, mashkull i moshës së mitur. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, tha Elezi.