Është arrestuar një person dje në Prishtinë, lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri javën e kaluar.
Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një granat dore, një AK-47, një pistoletë, 30 fishekë dhe një karikator. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 13.06.2024-21:30. Lidhur me rastin, me 18.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një granat dore, një AK-47, një pistoletë, 30 fishekë dhe një karikator. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.