Policia e Kosovës njofton se stacioni në Shtime, me datën 06.08.2024 rreth orës 22:20 ka pranuar një informacion se në rrugën “Afrim Selmanaj” në këtë komunë, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë zjarri.
Bëhet e ditur se policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë 21-vjeçarin me inicialet L.F., tek i cili është gjetur arma me të cilën dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma (pistoletë).
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ” Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.