Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Prishtinës.
Kjo ngjarje ka ndodhur nga disa persona në dy vetura të cilët kanë qenë në lëvizje, shkruan Gazeta Insajderi.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Ai ka bërë të ditur se policia ka ndal në vend ngjarje dhe se është duke u trajtuar rasti.
“Sonte në ora 21:20 është raportuar se në rrugën”Ukshin Hoti” Prishtinë, ka ndodhur një rast, gjuajtje me armë, nga persona që ishin në dy vetura në lëvizje. Policia ka dal në vend-ngjarje dhe është duke trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi për Insajderin.