Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale për Kadri Veselin.
Gjoshi në shkrimin e tij thotë se të jesh pjesë e një beteje për lirinë e popullit tënd duhet të marrësh bekimin hyjnor.
“Nuk ka asnjë dyshim se lirisjellësi është i paharruari dhe frymëzuesi.Kadriu dhe shoktë e tij i takojnë Betejes së Madhe për Lirinë e Kosovës” shkruan Gjoshi në Facebook.
Postimi i plotë:Janë disa beteja që t’i drejtosh ose t’iu takosh atyre nuk duhet të kesh fat.Të jesh pjesë e një beteje për lirinë e popullit tënd duhet të marrësh bekimin hyjnor.
A ka më të pavdekshme se beteja për lirinë e vendit tënd?
Kënd e kujtojnë popujt përgjithmonë?
Nuk ka asnjë dyshim se lirisjellësi është i paharruari dhe frymëzuesi.Kadriu dhe shoktë e tij i takojnë Betejes së Madhe për Lirinë e Kosovës.Ai dhe shoktë e tij kanë filluar një tjetër Betejë të Madhe nga e cila do të kthehen Faqebardhë.#KadriVeseli
#LiriaKaEmer
#UÇK