Gjon Karrica që në publik po njihet si Lugati, është ndër banorët që krijon më së shumti momente gazmore në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Gjatë këtyre ditëve brenda kësaj shtëpie, ai vazhdimisht është shfaqur me një energji tejet pozitive.
Madje në një moment ishte shprehur se kishte vendosur që ta shijojë këtë eksperiencë, duke mos qajtur asnjëherë.
Gjithsesi, befasive të Big Brotherit, vështirë se mund t’u rezistojë ndonjëri nga banorët aty brenda, por edhe publiku i gjerë.
Njëjtë ndodhi edhe me Gjon Karricën, të cilin befasia në Prime-n e mbrëmshëm e bëri që të përlotet.
Big Brother ia solli atij fotografinë e djalit, gjë që ishte kërkesë e Gjonit që nga dita e parë kur kishte hyrë në shtëpi.
Por, kjo nuk ishte befasia e vetme për të, ishte djali i tij, i cili e përshëndeti Gjonin përmes një video-mesazhi, gjë që gjithashtu e emocionoi shumë atë.
“Kam vendosur asnjëherë të mos qajë, por nuk e di a do të mund t’ia dal, sepse po më bëni ndonjëherë të vi në atë kufirin ku nuk se si mund ta kalojë”, ishte shprehur Gjoni.
Ai gjithashtu pati fjalën më të mira për banorët e tjerë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Këtu kam njerëz të mrekullueshëm që më japin forcë, më bëjnë të qesh, më bëjnë komplimente”, ishte shprehur tutje Gjoni.