×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjobë ndaj shoferit që lëvizi në anën e kundërt të autostradës “Ibrahim Rugova”

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Policia i ka shqiptuar gjobë shoferit që lëvizi në anën e kundërt në autostradën “Ibrahim Rugova”.

    Sipas njoftimit në Facebook, njësia për kontroll të Autostradave në bashkëpunim me atë kufitare, kanë identifikuar shoferin që drejtoi mjetin në anën e kundërt, dhe ndaj të njëjtit është shqiptuar gjobë me 500 euro, pesë pikë negative, dhe I është ndaluar drejtimi i automjetit për 12 muaj.

    “Me datën 03.04.2025 në rrjetet sociale është publikuar një video-incizim i një Automjeti duke qarkulluar në kahje të kundërt ne Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”. Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me njësinë kufitare ka identifikuar dhe ndaluar shoferin që ka drejtuar mjetin në kahun e kundërt të lëvizjes, i njëjti është gjobitur me 500 €, 5 pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj gjithashtu mjeti përmes kompanisë për tërheqje është larguar nga trafiku”, thotë policia.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Prill 2025
    Xhavit Jashari, përfaqësues i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, për FrontOnline ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të termit “Kosovo i Metohija” nga...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bëri të ditur se javën e kaluar gjatë Procesit të Akabas të mbajtur në Sofje ka takuar...
    Lajme09 Prill 2025
    Nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani, ka filluar manifestimi tradicional “Ditët e Shqipes”. Sipas presidencës, ky manifestim, ashtu si në vitet e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Bashkimi Evropian ka miratuar masat e para për t’iu kundërpërgjigjur tarifave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump. Me masat e miratuara,...
    Lajme09 Prill 2025
    Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur se sot ka nderuar trimat e Betejës së Koshares, një ndër betejat më të rëndësishme...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së 15 personave nga shembja e çatisë në një klub nate në Republikën...
    Lajme09 Prill 2025
    Kaja Kallas erdhi për herë të parë në rajon që kur u vu në krye të diplomacisë së Bashkimit Europian me paralajmërimet...
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Një zyrtar i industrisë tekstile në Madagaskar ka paralajmëruar se 60 mijë vende pune mund të humbasin për shkak të taksave të...
    Sport09 Prill 2025
    Sonte fillon faza vendimtare e kampionatit, apo “Play-off”-i i ProCredit Superligës. Ndeshjet e para janë çerekfinale, e më pas ato gjysmëfinale dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.