Ajo poston foto nudo rregullisht, stërvitet çdo ditë dhe ka sjellë figurën e saj trupore në përsosmëri. Kim Kardashian shpesh nashpërblen me fotografi nga dollapi i saj ku futet për të provuar të gjitha kombinimet e rrobave, të cilat menjëherë bëhen hit.
Kështu që edhe tani ajo tregoi një fustan të ri, prej lëkure, dhe i pyeti miqtë e saj se cilat sandale duhet të kombinohen me të. Kardashian pozoi pa asnjë grim dhe me një bishtalec mjaft të çrregullt, por tashmë mund ta shohim zeshkanen shumë herë në edicione të rastësishme dhe jo glamuroze.
Që kur ajo bëri kërkesë për divorc nga reperi Kanye West, Kim ka shkëlqyer më shumë se kurrë dhe veshjet që i zgjedh, po bëhen gjithnjë e më të shkurta dhe më të ngushta./FrontOnline/