Pas një pushimi katërvjeçar, fuoristrada Toyota Land Cruiser është kthyer në tregjet amerikane me një pamje ndryshe, një motor të fuqishëm, dhe një mori pajisjesh të reja.
Ndërsa gjenerata e mëparshme e Land Cruiser përdorte jë motor V8 5.7 litërsh, modeli i ri vjen me një motor me katër cilindra 2.4 litërsh me asistencë hibride dhe turbo, gjë që dërgon në prodhimin e 326 kuaj fuqive.
Gjithashtu, në performancën e tij rol luajnë edhe kutia e transimisionit automatik me tetë shpejtësi dhe një sistem me katër rrota.
Kur Land Cruiser përballet me terrene të vështira ai aktivizon sistemin e disponueshëm Multi-Terrain Select i cili i lejon shoferit të përshtat sistemin e lëvizjes në rërë, gurë, dhe baltë.
Ndryshime ka edhe në pjesën e brendshme të fuoristradës. Këtu përfshihen ulëset me ngrohje, dhe ekrani info-argëtues.
Të gjithë këto përditësime teknologjike vijnë me paketën Toyota Safety Sense 3.0 e cila përfshin një sistem përplasjeje, asistencë për mbajtjen e korsisë, dhe njohjen e shenjave rrugore.
Ndryshe, Toyota ka debutuar një koncept elektrik Land Cruiser në vitin 2023, i cili nuk është planifikuar të hyjë në prodhim së shpejti.
Çmimi fillestar për një Toyota Land Cruiser pritet të jetë 46,362 euro./FrontOnline/