Tashmë nuk ka dilema. Julian Nagelsmann do të jetë trajneri i ri i Bayern Munichut.
“Timonieri” do ta marrë drejtimin e klubit bavarez pas përfundimit të këtij edicioni, shkruan FrontOnline.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, Bayern Munichu do t’i paguajë RB Leipzigut dëmshpërblim prej 25 milionë eurosh plus bonuesh për Nagelsmannin.
Trajneri gjerman do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me kampionin në fuqi të Evropës dhe Gjermanisë.
Ndryshe, në “Allianz Arena”, Nagelsmann do ta zëvendësojë Hansi Flickun./FrontOnline/