Nuk ka shumë ditë që kur Gjira ka kurorizuar dashurinë e saj me martesë.
Derisa martesa e saj u zhvillua në rrethana krejt ndryshe nga ato të zakonshmet.
Rep artistja shqiptare u martua duke qenë nënë e dy fëmijëve, e kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e ndjekësve të saj.
Në pyetësorin që ka hapur sot Gjira nuk mungoi pyetja se pse reperja u martua pasi bëri fëmijë.
“Me siguri don me dit pse sj’om martu para se me bo fmi?
1. njeri po mujke me mbet shtatzane edhe pa qen e martume
2. Kur dy njerz duhen martesa esht vetem formalitet & qeshtje e organizimit
3. me «shparit” taksa ne gjermani”, këto ishin arsye që Gjira bëri dasmë pas lindjes së dy fëmijëve.
Ndryshe, Gjira është rep artistja e parë shqiptare, ani pse ka kohë që është distancuar nga muzika.