Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Gjakovë në zgjedhjet parlamentare.
Në një lidhje direkte në Klan Kosova, ai i ka uruar qytetarët dhe fituesit e zgjedhjeve.
“VV ka fituar në Gjakovë, i uroj qytetarët e komunës së Gjakovës për zgjedhjen që e kanë bërë.AAK i ka deri diku deri 10 mijë vota deri tani. Në komunë unë punën do ta vazhdoj ashtu si kam punuar deri më tani.Po duket se fitorja e VV-së është më thellë sesa kemi pritur – qytetarët vendosin sepse vota është e tyre”, tha Gjini.