Gjilani ka filluar të mendojë që herët për edicionin e ardhshëm, ku mendon ta krijojë një skuadër pretendente për titull.
Në krye me trajnerin Ismet Munishi, klubi gjilanas e ka nisur punën e madhe që do të bëhet në skuadër, shkruan FrontOnline.
Vetëm dje, Gjilani ua rinovoi kontratën futbollistëve të rëndësishëm si Enea Koliqi, Gerhard Progni dhe Besar Musolli.
Por, kjo nuk është e tëra.
Gjilani ka vendosur që ta mbajë në skuadër edhe mesfushorin nga Tetova, Muhamet Useini.
FrontOnline mëson nga burime të sigurta se 32-vjeçari ka nënshkruar kontratë të re njëvjeçare me klubin nga Anamorava.
Në edicionin që lamë pas, Useini ka bërë 26 paraqitje në të gjitha garat për Gjilanin duke shënuar një gol dhe duke dhuruar një asistim.
Në karrierën e tij, Useini ka luajtur edhe te Renova, Shkëndija, Rabotnicki dhe Flamurtari i Vlorës./FrontOnline/