Klubi më i madh në trojet shqiptare, Shkëndija e Tetovës është shpallur dje (e diele) kampion i Maqedonisë së Veriut në futboll.
Me fitoren 3:1 ndaj Borecit, skuadra e Ernest Gjokës u shpall zyrtarisht kampion, shkruan FrontOnline.
Për titullin kampion, Shkëndijen e ka uruar edhe klubi i Gjilanit.
https://www.facebook.com/scgjilani/photos/a.151514755434549/856802038239147/
Në rrjetin social, “Facebook”, Gjilani madje shkruan se “kështu duhet fituar një kampion i vërtetë”.
Urimi i plotë i Gjilanit:
“Përgëzime KF Shkëndija për titullin e fituar në fushën e lojës, ashtu siç duhet fituar një kampion i vërtetë ?
Suksese në ndeshjet e Evropës“./FrontOnline/