Kryendeshja e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll u zhvillua në Anamoravë.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Gjilani u përballë me Feronikelin, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e javës së 28-të i takoi Gjilanit me rezultat minimal, 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për Gjilanin e shënoi Gerhard Progni në minutën e 20-të të ndeshjes.
Kështu, Gjilani mbetet pa humbje që prej ardhjes së trajnerit të mirënjohur, Ismet Munishi./FrontOnline/