Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.
Pas 45 minutash, Llapi është duke fituar si mysafir i Gjilanit me rezultat 0:1, shkruan FrontOnline.
Edon Sadriu në minutën e 22-të e shënoi golin e vetëm për Llapin dhe të pjesës së parë.
Nga ana tjetër, Prishtina po fiton 2:0 ndaj Arbërisë pas pjesës së parë.
Leonit Abazi (‘5) dhe Besnik Krasniqi (’15) shënuan golat për kryeqytetasit në pjesën e parë.
Ndryshe, këto dy ndeshje janë të vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Kosovës./FrontOnline/