Pas ndeshjes Drenica – Besa (2:1), pasditja e sotme vazhdon edhe me dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës.
Sot do të luhen dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit kosovar, raporton FrontOnline.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Gjilani është nikoqir i Llapit në kryendeshjen e kësaj jave.
Trajnerët e të dyja skuadrave tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare.
Gjilani: Koliçi, Rapa, Kastrati, Çyrbja, Hila, Hajdari, Aziz Keita, Nikaq, Musolli, Veliu, Progni
Llapi: Coriq, Idrizi, Prençi, Emini, Ar. Ramadani, Sadriu, Selmani, Shabani, Peposhi, Januzi, Hoti.
Ndërkaq, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, Prishtina i bën “konak” Arbërisë së Dobrajës.
Trajnerët e të dyja skuadrave tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare.
Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Mici, Dellova, Boshnjaku, Kryeziu, E.Krasniqi, Mankenda, Abazi, Bekteshi, Lilaj.
Arbëria: Thaqi, Zabërgja, Bahtiri, Llugiqi, Hyseni, Marclei, Avdulli, Kryeziu, Ibrahimi, Adzoviq, Pira.
Të dyja ndeshjet në fjalë nisin nga ora 15:00./FrontOnline/