Gjilani ka liruar dy futbollistë gjatë janarit, Arbër Mustafën dhe Eldonit Shaqirin.
“Sport Club Gjilani njofton se ka liruar me mirëkuptim futbollistët Arbër Mustafa dhe Eldonit Shaqiri”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.
“Në kërkim të hapësirave për të luajtur më shumë, klubi ka mirëkuptuar futbollistët dhe ka ndarë rrugën e bashkëpunimit”.
“Sikurse Mustafa, po ashtu edhe Shaqiri ishin shembull i profesionalizmit dhe përkushtimit të treguar në punë”.
“Gjilani i falenderon Arbërin dhe Eldonitin për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e klubit, ndërkohë që u uron shumë suksese në angazhimet e tyre të reja sportive”.