×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilani humbi mbi 780 vende pune për shkak të Coronavirusit

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka paraqitur sot para Kuvendit Komunal raportin e punës për periudhën janar-qershor të këtij viti, ku fillimisht ka nënvizuar faktin se ky gjysmëvit karakterizohet në përgjithësi nga pandemia COVID-19, ku sfidë kryesore ka qenë ruajtja e shëndetit publik dhe të ekonomisë.

    Komuna e Gjilanit për gjysmë viti ka humbur 788 vende të punës për shkak të pandemisë, prandaj kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka kërkuar që aktivizimi i pakos financiare është urgjente.

    “Fatkeqësisht, ekonomia e Gjilanit ka humbur 788 vende të punës në kohë pandemie, prandaj aktivizimi i pakos financiare është urgjente”, ka thënë Haziri.
    Sipas hulumtimit të zhvilluar nga komuna dhe AZHR Lindje, ka një rënie prej 23 për qind të numrit të gjithmbarshëm të punëtorëve tek kompanitë e anketuara, kryesisht bizneset e mëdha dhe të mesme.

    E njëjta situatë është deklaruar edhe nga bizneset e vogla.

    46 për qind e bizneseve kanë deklaruar rënie të nivelit të shitjes prej 90-100 për qind dhe vetëm 1 për qind e bizneseve të anketuara kanë deklaruar se niveli i shitjes ka qenë i njëjtë.

    Sa i përket buxhetit, Haziri ka tha se shuma e planifikuar për vitin 2020 ka qenë mbi 27 milionë euro, derisa nga grantet dhe mjetet vetanake e kalon shumën prej 29 milionë euro.

    “Na gëzon fakti që komuna e Gjilanit, nuk ka borxhe”, ka thënë Haziri, duke shtuar se raporti i përmban në hollësi të gjitha aktivitetet, sipas sektorëve.

    Kuvendi ka diskutuar edhe rreth raportit të auditorit të përgjithshëm për pasqyrat financiare të vitit 2019, ku Komuna e Gjilanit ka marrë vlerësim pozitiv nga ky institucion i lartë i kontrollit ekonomik dhe financiar.

    Nga Rubrika
    Lajme07 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot në kryeqytet e ka mbajtur “tubimin e ndryshimit” ku i ka prezantuar edhe 21 kandidatët nga pesë...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që ditën e premte ta kalojë në Norvegji, atje ku jeton bashkëshortja e tij dhe...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nisur Turneun e Ndryshimit në Prishtinë e që do të vazhdojë edhe në 10 qytete tjera të...
    Të tjera
    Lajme07 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest. Osmani përmes një albumi fotografish të postuar në...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se njësia B1 në TC Kosova B ka ndërprerë aktivitetin sot, në orën 11:08 për...
    Bota/Rajoni07 Nëntor 2024
    Është zbardhur deklarata e 41 vjeçarit që theri me thikë një ditë me parë ish të dashurën e tij në Korçë. Bëhet...
    Bota/Rajoni07 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot në Kuvend se projektbuxheti i vitit 2025 është frymëzues për ekonominë...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Zafir Berisha do t’ia mësyjë sërish garës për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate. Kryetari i partisë, Fatmir...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Togu i inxhinjerisë i KFOR-it italian, që është pjesë e Komandës Perëndimore, ka kryer punime tokësore dhe nivelim në një zonë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.