Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Gjilani është nikoqir i Feronikelit, kurse në Suharekë, Ballkani po luan ndaj Besës, shkruan FrontOnline.
Pas 45 minutash, Gjilani është në epërsi 1:0 ndaj Feronikelit me golin e Gerhard Prognit (’20).
Ndërkaq, Ballkani dhe Besa po luajnë baras 1:1 pas pjesës së parë.
Meriton Korenica (‘5) shënoi për Ballkanin, kurse Qorri (’23) shënoi për pejanët.
Ndryshe, këto dy ndeshje janë të vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Kosovës./FrontOnline/