Gjilani e ka “deklasuar” Besën e Pejës në ndeshjen e fundit të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Gjilani është përballur me skuadrën nga Peja, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar në pasditën e sotme i takoi djelmoshave të Ismet Munishit me rezultat 5:1.
Arbër Çyrbja (’25), Muhamet Useini (’40), Gerhard Progni (’60), Ardit Hila (’64) dhe Keita Razak (’67) shënuan për fitoren e Gjilanit.
Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e shënoi Ardit Tahiri (’32) nga pika e bardhë.
Me këtë ndeshje është mbyllur java e 27-të si dhe faza e tretë në Superligën e Kosovës./FrontOnline/