Java e 33-të në Superligën e Kosovës në futboll pritet të zhvillohet këtë mesjavë.
Kryendeshja e kësaj xhiroje do të jetë në Anamoravë atje ku përballen dy rivalët e urryer lokal, Gjilani dhe Drita, shkruan FrontOnline.
Takim tjetër interesant pritet të zhvillohet edhe në Skenderaj me Drenicën që është nikoqire e Llapit.
Ballkani në shtëpi do të pres Arbërinë e rrezikuar për rënie, ndërkohë Prishtina ka punë të lehtë ndaj Besës në “Fadil Vokrri”.
Feronikeli pa Klodian Duron e shkarkuar do të pres në “Rexhep Rexhepi” Trepçën ’89.
Këto janë çiftet e plota të xhiros së ardhshme në Superligë:
E mërkrure, 5 maj
Gjilani – Drita
Feronikeli – Trepça ’89
Besa – Prishtina
E enjte, 6 maj
Ballkani – Arbëria
Drenica – Llapi./FrontOnline/