Janë mbyllur pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Pas 45 minutash, në “Derbin e Anamoravës”, Gjilani është në epërsi 1:0 ndaj Dritës, shkruan FrontOnline.
Golin e vetëm për skuadrën e Ismet Munishit e shënoi Fiton Hajdari në minutën e 20-të.
Nga ana tjetër, Prishtina është duke fituar 0:1 ndaj Besës me golin e Besnik Krasniqit nga pika e bardhë (’19).
Dhe për fund, pjesa e parë në ndeshjen Feronikeli – Trepça ’89 është mbyllur baras 0:0./FrontOnline/