Gjilani ka filluar të mendoj për sezonin e ardhshëm ku kanë shpallur që tani kandidaturën për titullin kampion.
Skuadra “kuqebardhe” me marrëveshje të dyanshme i kanë dhënë fund bashkëpunimit me mesfushorin Ardit Hila dhe sulmuesin anësor Arbër Çyrbja.
Hila ishte transferuar te Gjilani nga skuadra e Prishtinës, kurse Çyrbja kishte zbarkuar në Gjilan nga Teuta e Durrësit.
Hila gjithashtu e ka falënderuar klubin përmes një ‘story’ të publikuar në rrjetet sociale me mesazhin “Faleminderit SC Gjilani”.
“Sheshi” gjithashtu ka mësuar se në ditët në vijim priten edhe largime tjera nga kampi gjilanas.