Në kuadër të xhiros së 14-t të Albi Mall Superligës së Kosovës, sot u zhvilluan takimet Feronikeli’74 – Gjilani dhe Malisheva-Dukagjini.
Gjilanasit arritën fitore të pastër prej 3-0 si mysafirë për të dalë nga zona e rrezikshmërisë, kurse Malisheva mposhti skuadrën nga Klina me rezultat 2-1.
Gjilani aktualisht renditen në vendin e 6-të me 17 pikë, kurse Feronikeli mbetet në fund me vetëm 3 pikë nga 14 xhiro.
E Malisheva i është bashkuar Ballkanit me pikë, por një pozitë më poshtë (3) për shkak të rezultateve nga ndeshjet e ndërsjella.
Dukagjini, nga ana tjetër, është vetëm një pozitë (7) dhe një pikë (17) larg zonës së rrezikshmërisë.