Sot do të zhvillohet ndeshja e fundit për javën e 27-të në elitën e futbollit kosovar.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Gjilani do të përballet me Besën e Pejës, raporton FrontOnline.
Në shikim të parë, ndeshja duket mjaft e lehtë për Gjilanin, por nuk duhet të harrojmë se Besa hynë në këtë ndeshje pas një befasie që kishte shkaktuar në xhiron e kaluar.
Saktësisht, skuadra e Leotrim Krasniqit kishte mposhtur Feronikelin 2:1 në Pejë.
Kompania e basteve, “SmartBets” ka publikuar kuotat për këtë ndeshje.
Fitorja e Gjilanit është kuotuar me 1.20, barazimi me 6.15, kurse fitorja e Besvs me 12.00.
Ndryshe, ndeshja në fjalë luhet me fillim nga ora 15:00
Kjo do të jetë ndeshja e fundit e fazës së tretë në Superligën e Kosovës./FrontOnline/